Djuric përuron banesa e shpija në veri të Kosovës

Qeveria e Serbisë në njiqind ditët e para të mandatit, në Kosovë ka ndërtue 41 apartamente, 16 shtëpi dhe ka shpërnda 53 pako me material ndërtimor për ndërtimin e shtëpive, ka thanë drejtori i të ashtuquejtunës Zyrë për Kosovën, Marko Djuric.

Djuric në lagjen e boshnjakëve në pjesën veriore të Mitrovicës ju ka dhanë kontratat familjeve për 12 banesa në ndërtesën e re të ndërtueme aty.

Vlera e këtij projekti asht rreth 37 milionë euro dhe asht i financuem nga Qeveria e Serbisë, përmes të ashtuquejtunës Zyrë për Kosovë.