Djuric po kërcënon: Mustafa s’ka me guxue me vizitue kurrë Trepçën

Marko Djuric e ka porositë kryeministrin kosovar, Isa Mustafën, se asnjiherë nuk ka me mujt me vizitue pjesën veriore të Trepçës.

Emisari serb këto komente i ka ba në konferencën e jashtëzakonshme për media, ku ka akuzue kryeministrin kosovar se ka gabue kur nuk i ka përfshi punëtorët serbë në ligjin për Trepçën.

“Mendoj se ai asht mashtrue, sepse mija punëtorë të Trepçës nuk kanë me pushue së egzistuemi, e as mbështetja jonë për ta”, pohoi Djuric.

“Lufta jonë asht që të jetojmë dhe ta mbrojmë atë që asht e jona. Trepça ka me qenë aty, por ai (Isa Mustafa) asht i vetmi që nuk ka me qenë në të e as që ka me mujt me ardhë ta vizitojë apo ta marrë atë. Populli ka me ditë qysh me mbrojtë pasuninë e vet”./Indeksonline