Djuric: Populli serb dhe Serbia kane me mbijetue në Kosovë

Populli serb dhe Serbia kane me mbijetue në Kosovë. Kjo ishte porosia që shefi i të ashtuquejtunës Zyrë e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ia ka dërgue qytetarëve të Smederevës gjatë nji takimi të sotëm në kuadër të fushatës elektorale në Serbi.

Djuric ka theksue se qytetarët e Serbisë me 24 Prill kane me tregue unitet dhe se kane me vendos për ata që mund të tërheqin investime dhe që kane me i mbrojtë interesat serbe në Kosovë.

“Na në Kosovë e Metohi luftojmë me mbijetue dhe kemi me ia dale pamvarësisht asaj se e dimë që mund të mbështetemi vetëm në shtetin dhe Qeverinë tone”.

Ai ka shtue se Kosova asht burim i identitetit, kulturës dhe shpirtit të Serbisë.

“Për këtë arsye në atë vend ka njerëz tanë, të afërm tanë dhe miq për të cilët jemi krenarë. Ju lutem me tregue solidaritet sikur në periudhën e mahershme”, kërkoi ai.

Ai porositi se Qeveria e Serbisë ka me vazhdue me luftue për mbijetesën e serbëve në Kosovë.

“Populli serb dhe Serbia kane me mbijetue në Kosovë”, tha në fund Djuric.