Djuric: Porositë e Biden për Asociacionin janë trimnuese

Porositë, të cilat i ka dhanë nënpresidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Joe Biden, gjatë vizitës në Kosovë, lidhun me formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, janë trimnuese, ka thanë shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Djuric.

Në nji bisedë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Europa e Lirë, Djuric ka theksue se tashma nga Prishtina priten ma shumë vepra se sa fjalë, kur bahet fjalë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Mendoj që në periudhën e ardhshme, kjo asht shumë e randësishme për drejtpeshimin e zbatimit të marrëveshjes dhe për përparimin e matejmë të normalizimit. Madje, mund të them se kushti, pa të cilin nuk mundet me u shënue përparim i marrëdhanieve, asht zbatimi i marrëveshjes për Bashkësinë e komunave serbe”, ka theksue Djuric.

Tue i komentue deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës se në takimin e fundit ndërmjet palës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, asht bisedue vetëm për çashtjen e telefonisë dhe prefiksit për Kosovën dhe jo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Djuric ka thanë se për çashtjen e Asociacionit ka bisedue vetëm me delegacionin e Bashkimit Europian, në mënyrë mjaft të detajueme.