Djuric, prapë ka disa fjalë për ndaljen e tij nga Policia e Kosovës

Drejtori i të ashtuquejtunës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka deklarue sot se përpjekja për te ndalue automjetin, në të cilin gjendej në Graçanicë shihet si nji sulm ndaj tij personalisht, dhe si përpjekje për të poshtnue Serbinë, por që për fat të mirë simbas tij ka dështue.

“Ata nuk duen të më sulmojnë personalisht, edhe pse ndoshta vetëm me mendje ndoshta edhe u zbatohet. Kur dikush si pa njoftim në fjalë për fjalë të rrëmbej edhe atë në qendër të nji qyteti, atëherë unë nuk mund të jem i sigurt se çfarë janë qëllimet e tyne, ose tue supozue se ata kanë dasht që të më arrestonin mue, tue më dëbue nga Kosova, mund të them se ata duen kohë për të poshtnue Serbinë dhe për të frigesue njerëzit tanë”, ka thanë Djuric para gazetarëve.

Megjithatë, ai tha se qytetarët e kësaj komune janë organizue shpejt dhe kanë kërkue që të qëndrojnë larg . “Unë mendoj se kjo asht diçka që asht përtej mendjes, e cila nuk asht e mirë dhe mund të them vetëm se na kurrë nuk heqim dorë edhe nëse sulmet janë të vazhdueshme”, ka thanë Djuric.