Djuric pret në Beograd kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë

Marko Djuric mbrenda dy orëve ka me takue përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Drejtori i së ashtuquejtunës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nuk dihet se çka ka me folë me mysafirët nga Kosova, shkruen Kossev,percjell Klan Kosova.

Takimi ka m’u zhvillue në Pallatin e Serbisë, dhe më pas aty ka m’u mbajt nji konferencë.

Djuric ashtu sikurse në takimin e kaluem që kishte mbajt me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakic edhe këtë takim e mban para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.