Djuric: Pse mos me qenë nji serb kryeparlamentar i Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka thanë se nuk ka asnji arsye që nji serb të mos emnohet në njanën nga tri funksionet kryesore të Kosovës.

Në nji intervistë për Transmetuesin Publik të Serbisë, Djuric deklaroi se roli i serbëve në formimin e qeverisë nuk duhet me qenë “vetëm sa për dekorim”, raporton Insajderi.

Ai ka marrë shembull zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeparlamentar të Maqedonisë, derisa ka thanë se edhe nji serb mundet me marrë nji nga tri postet kryesore të shtetit të Kosovës.

“Nëse Presidenti i Parlamentit të Maqedonisë mundet me qenë përfaqësues i komuniteteve pakicë, nuk ka asnji arsye që nji nga tre funksionet kryesore në krahinën tonë jugore, të mos jetë serb”, tha Djuric.