Djuric: Qe ku na çon bllokimi i dialogut Kosovë-Serbi

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Djuric, ka deklarue se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet me vazhdue.

Lidhun me këtë, ai ka thanë se diplomatë të huej në Prishtinë ditëve të fundit me skepticizëm kanë bisedue për mundësinë e vazhdimit të nji dialogu produktiv, transmeton lajmi.net.

“Unë tutem, mbasi nuk asht koha e duhun dhe bllokimi i dialogut të çon në nji konflikt të ngrimë. Procedurat e krijimit të qeverisë në Kosovë janë bllokue, ndërsa komuniteti ndërkombëtar nuk po e mundëson zhbllokimin e proceseve”, asht shprehë Djuric.