Djuric: Serbët në Kosovë mësojnë me sistemin arsimor të Serbisë

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, sot mbas vizitës në Universitetin e Prishtinës me seli në Mitrovicë, ka deklarue se çashtja e institucioneve arsimore në atë që ai e quen krahinë, asht e zgjidhun, meqë ata ndodhen nën sistemin arsimor të Serbisë dhe se ky asht qëndrimi zyrtar i tyne, si dhe që rreth kësaj nuk ka me pasë negociata, shkruen radiokontaktplus.

“Due të them se sistemi arsimor në Kosovë asht i zgjidhun dhe janë nën sistemin e Republikës së Serbisë. Sot funksionojnë me këtë sistem, dje kanë funksionue dhe ka me funksionue njajtë edhe nesër. Kjo asht diçka rreth së cilës nuk ka nevojë të ketë bisedime të matutjeshme”, ka thanë Djuric.