Djuric: Serbia ka kërkue nga ndërkombëtarët me lirue menjiherë Oliver Ivanovic

djuric

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Djuric tha se Qeveria e Serbisë, aktgjykimin ndaj liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanovic e shesh si proces politik, prandaj ka me kërkue nga komuniteti ndërkombëtar që ai me u lirue menjiherë deri në nji vendim të ri.

Në nji konferencë për media, Djuric tha se për muej të tanë Ivanovic ka qëndrue mbrapa grilave në kushte që asnji i pafajshëm nuk duhet me qëndrue, raportojnë mediat serbe.

Për Djuric, Ivanovic’it i asht shkele e drejta për nji gjykim të drejtë me dënimin e tij nga EULEX. Ai shtoi se kinse procedurat janë ndikue nga struktura të ndryshme politike.
“Çka i ka ndodhur Ivanovic’it mundet me i ndodh çdonjanit në Kosovë dhe Metohi dhe kjo asht arsyeja pse na duhet me qëndrue të bashkuem në mbrojtjen e tij”, tha ai.

Asht tue u pregaditë nji procedure apeli, por mundet me zgjatë me muej të tanë përpara se gjykata me apelue vendimin, tha avokati i Ivanovic, Nebojsa Vlajic.