Djuric: Serbia ka me pengue anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Marko Djuric, drejtori i të ashtuquejtunës Zyrës për Kosovën në Serbi gjatë nji deklarate për televizionin Pink ka thanë se ka me ba gjithçka në mënyrë që me pengue anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Djuric ka thanë ma tutje se Kosova përmes anëtarësimit në INTERPOL dëshiron që me vërtetue sovranitetin e saj.

Kurse kjo, simbas tij, ka me shërbye për përndjekjen e serbëve, transmeton Indeksonline.

“Kemi me ba çmos me pengue këtë, siç e penguem anëtarësimin në UNESCO”, ka thanë Djuric.