Djuric: Serbia kurrë s’ka me pranue “konfiskimin e pasunive të saj si dhe djepit shiprtnor dhe shtetnor të Serbisë”

djuric

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric në nji ligjëratë të mbajtun në Londër ka folë për randësinë e zbatimit të menjihershëm të marrëveshjes së Asociacionit të komunave serbe, “si nji mekanizëm kryesor politik për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të serbëve”.

Në ligjëratën me temën “Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës – Normalizimi i marrëdhanieve dhe stabiliteti rajonal” ai ka folë edhe për progresin aktual dhe perspektivat e dialogut me Prishtinën si dhe për çashtjen e kombinatit “Trepça”, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

Me këtë rast, Djuric ka thanë se Serbia kurrë nuk ka me pranue “konfiskimin e pasunive të saj si dhe djepit shiprtnor dhe shtetnor të Serbisë”.