Djuric sot vjen në Kosovë, viziton Trepçën

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, sot ka me vizitue flotacionin e kombinatit Trepça në Leposaviq.

“Djuric ka me bisedue me udhëheqjen, përfaqësuesit e Sindikatës dhe punëtorët e Trepçës”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën.

Kjo asht vizita e parë e Djuricit në “Trepçë” qysh kur Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për Kombinati Trepça, me të cilin ky gjigant asht shpallë pasuni nacionale e Kosovës.

Ky ligj asht kundërshtue nga Beogradi zyrtar, mirëpo liderët e shtetit të Kosovës kanë thanë premë se për “Trepçën” nuk ka me u bisedue me Serbinë, sepse asht pasuni e popullit të Kosovës.