Djuric: Takimi i Nishit forcon lidhjet dhe ul tensionet!

Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko djuric ka vlerësue marrëdhaniet e biznisit ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, për të cilat, simbas tij, merita të mëdha kanë dy odat ekonomike, të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thanë se ftesa e kryeministrit serb, Aleksandar Vucic, për kryeministrin e Shqipnisë, Edi Rama, dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës, për nji takim që pritet të mbahet në Nish, kah mesi i muejit Tetor, do të jetë në funkcion të zhvillimit të lidhjeve të biznisit, por edhe lidhjeve në sferat tjera të jetës.

Kjo simbas tij, ka me kontribuue në pengimin e përshkallëzimit të tensioneve dhe ka me i forcue lidhjet ndërmjet njerëzve, gja që, simbas tij, asht parakusht themelor që edhe politika të orientohet kah e ardhmja dhe ndërtimi i marrëdhanieve shumë ma të mira se sa që kanë qenë në të kaluemen.

 

MARKO DJURIC