Djuric: Trepça asht e Serbisë, s’do ta lejojmë me kalue!

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka thanë sot se autoritetet në Prishtinë përmes Projektligjit për “Trepçën” duen me shtetëzue fabrikën, por kjo, simbas tij, nuk ka për me kalue, edhe se Beogradi ka me mbrojtë atë në çdo mënyrë.

Ai shtoi se asht nji përpjekje e riaktivizueme nga viti i kaluem, kur autoritetet e Prishtinës përmes nji ligji të veçantë për “Trepçën” u përpoqën me shtetëzue “Trepçën” që hoqi pronarët e ligjshëm, Fondin e Zhvillimit Serb dhe kreditorët e tjerë, shkruen Tanjug, e percjellë lajmi.net.

Ai kujton se Beogradi në mënyrë të persëritun ka kërkue që për “Trepçën” dhe për prona të tjera, me u diskutue në Bruskel, por simbas tij, këto kanë hasë në “vesh të shurdhën të institucioneve të Prishtinës”.

Ai tha se Projektligji për “Trepçën” u shfaq nga askundi dhe nuk asht diskutue me përfaqësuesit serbë.

Djuric shtoi se pala serbe asht tue u përpjek për me nxit bisedimet, sepse çashtja e pronës, si vlerëson ai, duhet të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve, për shkak se ajo asht nji pasuni e Fondit për Zhvillim të Serbisë, por edhe disa kompani të hueja, që janë aksionarët.