Djuric: Trepça mundet me llogaritë në mbështetjen e qeverisë serbe

Drejtori i të ashtuquejtunes Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric ka deklarue sot se punëtorët e Trepçës (pjesës veriore) munden me llogaritë për çdo lloj mbështetje të Qeverisë së Serbisë.

Simbas tij, Ligji i Trepçës nuk prodhon asnji efekt juridik për shkak se ai asht anulue me vendim të Qeverisë së Serbisë.

Gjatë vizitës që u bani minatorëve të Trepçës në Leposaviq, Djuric përcolli mesazhin se Trepça mundet me llogaritë në mbështetjen e Qeverisë së Serbisë, jo vetëm politikisht, por edhe mbështetje juridike dhe financiare.

“Asht detyra jonë, që me mundësue që Trepça me vazhdue me funksionue dhe se mesazhi ma i randësishëm asht se Trepça mundet me u mbështet nga Serbia, nga qeveria serbe, politikisht, ligjërisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”, ka thanë Djuric.