Djuric tronditet me lajmin se raporti i Ministres Tahiri asht ba pjesë e negociatave të Serbisë me BE

Komisioni parlamentar serb për Kosovën ka mbështetë vendimin e Qeverisë së Serbisë për me “anulue” vendimin e institucioneve të Kosovës lidhun me Kombinatin Trepça.

Komisioni ndan mendimin e qeverisë që pasunia duhet me qenë temë e veçantë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel.

Gjithashtu, ky komision mbështetë edhe ekipin negociator në kuadër të dialogut për telekomunikacionin dhe “mbrojtjes së interesave të Telekomit serb dhe popullit serb në Kosovë”.’

Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Djuric ka thanë se asht e pamundun që raporti i ministres Edita Tahiri për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit të futet si pjesë negociatore në kuadër të Kapitullit 35 të negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE, transmeton lajmi.net.

Djuric ka thanë se asht tronditë kur ka ndigjue se ajo me këtë krenohet dhe se asht vërtetue se për fat të keq kjo asht e vërtetë.

Ai ju ka thënë përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare se Serbia i ka negociatorët e vet për anëtarësim në BE dhe se ajo asht ministrja serbe për integrime europiane, Jadranka Joksimovic, e jo Edita Tahi