Djuric’it i ndalohet vizita në veriun e Kosovës

Shteti i Kosovës ia ka ndalue Marko Djuricit të hyjë në Kosovë. Ai kishte planifikue që të Hanën të vizitonte Veriun e Kosovës, por, nji vendim i Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka ba që Djuric të mos lejohet të hyjë në territorin e Shtetit të Kosovës.

Mbrenda dy javësh, Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric ka me u përballë me ndalesën e Qeverisë së Kosovës për të mos lejue të hyjë në territorin kosovar.

Vendimin për ndalimin e vizitës së Djuricit në Kosovë e ka marrë Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Burime të Gazetës Express kanë tregue se Hoxhaj e ka marrë këtë vendim në konsultim me Kryeministrin Isa Mustafa dhe institucionet e sigurisë së Kosovës.

Ndërkohë, zyrtarëve të tjerë serbë, të cilët kanë planifikue të vizitojnë Veriun e Kosovës, të Hanën, u asht lejue vizita.