DnV del me vlerësim preliminar për procesin zgjedhor

Koalicioni i OJQ’ve ‘Demokracia në Veprim’ ka mbajt konferencën për media lidhun me vlerësimin preliminar për procesin zgjedhor.

DnV ka evidentue nji varg shkeljesh gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 Qershorit.

Albert Krasniqi nga kjo organizatë tha se procesi në përgjithësi ka qenë i qetë dhe nuk ka pasë shkelje të randa e të dhunshme, që ka me minue besimin e publikut.

Ai ka thanë se përjashtim nga kjo banë fushata zgjedhore në komunat serbe ku situata ka qenë ma e tensionueme dhe qytetarët janë ndi të frigësuem.

Ai po ashtu ka përmend paqartësitë me listat e votuesve për shkak të pranisë së personave të vdekun në shumë raste në këto lista.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën më 11 Qershor të këtij viti, ku koalicioni PDK-AAK-Nisma simbas rezultateve preliminare prinë me 33,98 për qind, Lëvizja Vetëvendosje me 27,11 përqind, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25,74 përqind.