DnV me 3 mijë vezhgues për zgjedhje

Koalicioni i OJQ’ve “Demokracia në Veprim”, ka publikue raportin e monitorimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat mbahen nesër, ku u vlerësue se fushata ka qenë e qetë, konkurruese dhe me incidente të vogla që nuk kanë ndikue në prishjen e fushatës zgjedhore.

Po ashtu, DnV ka ba gati edhe rreth 3 mijë vëzhgues të cilët kanë me qenë në të gjitha pikat e votimit në krejt Kosovën, si dhe në pikën qendrore e cila ka me qenë e vendosun në Prishtinë.