Dodik po formon njisinë paraushtarake të stërvitun nga mercenarët rusë

Mercenarët e trajnuem në Rusi, po ndihmojnë krijimin e nji njësie paraushtarake që i shërben udhëheqësit separatist serb në Bosne, thuhet në nji raport të publikuem sot në Sarajevë.

Siç shkruen ‘The Guardian’, tue ju referue raportit të publikuem, i cili u konfirmue nga ministri boshnjak i Sigurisë, kjo situatë vjen në nji kohë të rritjes së ankthit të Perëndimit  rreth përpjekjeve të Rusisë, për me destabilizue Ballkanin dhe për me rezistue zgjanimin e NATO’s në Rajon.

Të Martën, Milorad Dodik, kreu i vijës së ashpër të serbëve të Bosnës, bani nji paradë ushtarake në Banja Llukë, në kundërshtim me nji vendim të Gjykatës Kushtetuese të vendit.

Raporti i publikuen në Zhurnal, tha se nji milici e quejtun “Nderi serb”, që thuhet se ishte trajnue në nji “qendër humanitare” të financueme nga Rusia në Serbi, janë në procesin e krijimit të nji grupi paramilitar që do të përdoret kundër kundërshtarëve të Dodikut.

Raporti, tue përfshi nji fotografi të ceremonisë së dhanies së çmimeve, thotë se nji nga udhëheqësit e grupit, Bojan Stojkovic, asht nji ish parashutist serb i cili kishte stërvit në Moskë dhe kishte marrë nji medalje nga Valeriy Kalyakin, nji gjeneral rus.

Dragan Mektić, ministri boshnjak i Sigurimit, tha se shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë ishin në dijeni të pranisë dhe aktiviteteve të grupit.

“Na kemi përdor këtë informacion për nji kohë të gjatë, na kemi mbledh shumë informata për këtë”, tha Mektiç, tue shtue se ai nuk mund të jepte detaje të tjera, mbasi zyrtarët e tij po përpilonin nji raport të plotë për Zyrën e prokurorit të Bosnës, shkruen KosovaPress.

 

Shperndaje në: