Dogana hap zyrë në parkun e biznisit në Drenas

Me qëllim të ofrimit të shërbimit dhe këshillave të gjitha bizniseve që operojnë në parkun e Biznisit në Drenas, Dogana hapi Zyrën e saj.

Zyra u përurue sot solemnisht nga drejtori i Doganes, Lulzim Rafuna, ministri i Financave, Havdullah Hoti, kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gerxhaliu etj.
Poashtu edhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti, e përgëzoi inciativen e Doganës për me qenë sa ma afër bizniseve tue përsërit se përkrahja e tyne asht edhe prioritet i Qeverisë.

Kurse Drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna, tha se Dogana ka me u ofrue shërbime në kohë reale për të gjitha proceduarat që përkrahin importin dhe eksportin.