Dogana mbledh 567.7 milionë euro, 16 % ma shumë se vitin e kaluem!

Dogana e Kosovës ka ba të ditun se derisa gjatë vitit të kaluem deri me datë 1 Gusht kishte 488.9 milionë të grumbullueme, na në këtë vit ka mbledh 567.7 milionë euro që paraqet 16.2 për qind ma shumë se viti i kaluem apo 78.8 milionë euro.

Pra nji kontribut të veçantë në rritjen e të hynave çdo ditë e ma shumë po jep bashkëpunimi me qytetar.

“Dogana e Kosovës ka rritë gjithnji e ma shumë besimin e qytetarëve, çdo ditë dogana asht tue pranue nji numër të madh të thirrjeve të cilat janë tue ofrue informata të shumta.”

Derisa vitin e kaluem patëm 135 thirrje për periudhën Kallnor/Korrik tash kemi 238 telefonata të cilat paraqesin rritje për afër 60 për qind ma shumë se viti i kaluem.

Na besojmë që puna e jashtëzakonshme e Doganës ka prodhue ngritje të besimit të qytetarëve, grafiku ma naltë tregon që secili muej i vitit 2016 (përveç Frorit ’15) kishte ngritje të thirrjeve.

Vlen të theksohet se pjesa ma a madhe e këtyne informatave janë plotësisht të saktë dhe kanë rezultua me kapjen e nji mori rastesh të kontrabandës apo evazionit fiskal.