Dogana sekuestron naftë kontrabandë, qe sa litra!

Njisitet e doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kap nji tentim për kontrabandim të naftës në rajonin e Mitrovicës.

Mbas pranimit të informatës përmes rrugëve operative për këtë veprimtari, respektivisht për kamuflimin e naftës në rimorkio të kamionit, njisitet e doganës janë mobilizue dhe kanë lokalizue kamionin e dyshimtë.
Kamioni asht ndal në fshatin Kqiq i Madh ku edhe asht ushtrue kontrolla.

Mbas kontrollimit të rimorkios asht vërejt se në maune gjenden të ngarkueme dy bidon plastik me derivate të naftës me nga 1000 litra dhe anash kishte dy rezervare me nga përafërsisht 500 litra naftë secili.

Pala nuk posedonte asnji dokumentacion për mallin prandaj së bashku me Policinë e Kosovës asht dërgue në terminalin doganor në Mitrovicë për kontrollim detal.

Kamioni së bashku me derivatet janë konfiskue gjithashtu edhe pala asht denue derisa rasti ka vazhdue tutje për hetime.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës asht i vendosun në luftimin dhe hetimin e krejt rasteve të kontrabandës, korrupcionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kerkojmë nga qytetarët që të thërrasin mbasi tue ndihmue doganën ndihmojmë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e nji t’ardhme ma të sigurt.

Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në [email protected]

 

1-dogana