Dogana suspendon 3 oficer doganor për keqpërdorime të detyrës zyrtare

Dogana e Kosovës sot i ka suspendue tre oficer doganor për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, derisa kanë qenë tue i zbatue detyrat e tyne në pikë-kalimin kufitar të Jarinje.

Pas hetimeve të brendshme nga Dogana e Kosovës dhe në konsultim me prokurorinë kompetente është marr vendimi për zgjerimin e hetimeve me dyshimin e keqpërdorimi të detyrës zyrtare. Oficerët doganor dyshohen se nuk kanë përmbushur detyrat në mënyrën e përcaktuar sipas legjislacionit të aplikueshëm nga Dogana e Kosovës andaj edhe sot janë suspenduar”, thuhet në njoftim të Doganës.