Dogana suspendon edhe 2 oficerë në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftue se sot ka suspendue dy oficer doganor për shkak të dyshimeve për kryemjen e veprës penale – falsifikim i dokumentit zyrtar e sanksionueme me nenin 434 të Kodit Penal të Kosovës.

Pas dyshimeve fillestare, njësitet e doganës për hetimeve të brendshme kanë filluar një hetim lidhur me këtë rast dhe njëkohësisht kanë konkatuar me prokurorinë kompetente dhe në bashkëpunim me prokurorinë janë zhvilluar hetimet penale. Me urdhër të prokurorit janë hapur hetimet dhe është ushtruar kallëzim penal ndaj oficerëve doganor të dyshuar. Oficerët doganor dyshohen se nuk kanë përmbushur detyrat në mënyrën e përcaktuar sipas legjislacionit të aplikueshëm nga Dogana e Kosovës dhe Kodit të etikës“, thuhet në njoftimin e Doganave.

Prej fillmit të vitit 2016, numri i ofierëve të suspenduem asht 8.