Doganat duhet me i realizue 1 miliard euro

Doganat e Kosovës deri në fund të vitit duhet me i realizue mbi 1 miliard euro të hyra. Ky asht projeksioni që Qeveria i ka vendosë Doganave me rishikim të buxhetit për këtë vit. Situata politike në Turqi, nuk kanë ndikue që me u ulë importi i mallnave turke në Kosovë.

Kështu tha në nji intervistë për KosovaPress, drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili premtoi se doganat kanë me i tejkalue projeksionet e të hyrave.  

Ai ka thanë se në gjashtë mujorin e këtij viti, Doganat kanë realizue 80 milionë  euro të hyra ma shumë se sa në periudhën e njajtë  të vitit paraprak.

Simbas tij, ndikimi i MSA dhe ndryshimet në politikat fiskale nuk kanë pasë ndikime të mëdha në të hyra.