Dokument: Demarkacioni asht në rregull, përputhet me vendimin e GJND

Në librin zyrtar të Kosovës, me titull “Kosovo in the Internaional Court of Justice”, të botuem nga Ministria e Punëve të Jashtme në vitin 2010, janë publikue tana dokumentet dhe materialet origjinale të trajtueme me rastin e marrjes së vendimit të GJND’s, shkruen Telegrafi.

Delegacioni i Kosovës në GJND, në kuadër të ofrimit të argumenteve dhe faktografisë, i ka bashkëngjitë edhe dy harta, Hartën e Republikës së Kosovës si dhe Hartën Demografike të Kosovës.

Në kapitullin II, pika II të këtij botimi, në faqe 105 folet për Territorin e Kosovës dhe dokumentet që janë trajtue për këtë aspektet nga GJND.

Aty përshkruhet territori i Kosovës tue iu referue sipërfaqes (që këtu figuron si 10.887 km katrorë) dhe thuhet se “Ajo (Kosova) ka kufij të mirë-përcaktuem me katër fqijët e saj: Maqedoninë (në Jug); Shqipninë (në Jug dhe në Perendim); me Malin e Zi (në veriperendim); dhe me Serbinë (në veri dhe në lindje)”.

harta-ks1

Në rast se merren si të mirëqena pretendimet për 8200 hektarë të tjerë, territori i përcaktuem në këtë botim nuk kishte me qenë 10.887, por rreth 10.970 km katrorë.

Ky argument i shkon për shtati edhe qëndrimeve të Komisionit Shtetnor, i cili veç ka ba shejimin e vijës kufitare, “tue pas parasysh se ai asht i mirë përcaktuem”, siç thuhet në këtë tekst.

Ma tutje, në tekst po ashtu citohet takstualisht Plani Ahtisaari, simbas të cilit “Territori i Kosovës ka me u definue nga vijat kufitare të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës në kuadër të Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë, siç kanë qenë vijat kufitare më 31 Dhetor 2008, me përjashtim të amendimeve të bame me marrëveshjen për demarkimin e kufinit ndërmjet Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, më 23 Fror 2001”.

Në Qeverinë e Kosovës, thonë se baza ligjore e parapame në Kushtetutë, dhe e reflektueme edhe në dokumentet e dorëzueme me rastin e procesit në GJND, asht marrë parasysh nga Komisioni Shtetnor gjatë shënimit të kufinit me Malin e Zi.

harta-ks2