Dokument: Shqipnia, Maqedonia dhe Bosnja, shtete ma të korruptueme se Kosova

Shqipnia, Maqedonia dhe Bosnje e Hercegovina rezultojnë me qenë shtete me korrupcion ma të madh se Kosova.
Këto konstatime dalin nga nji projekt hulumtues i financuem nga Bashkimi Europian dhe i implementuem nga Qendra për Studime të Demokracisë (CSD), me seli në Bullgari, i cili ditë ma parë asht prezentue në Washington, raporton lajmi.net.

Në këtë hulumtim, 50% e qytetarëve të Shqipnisë kanë deklarue se atyne u asht kërkue ryshfet, derisa 40 % janë deklarue se kanë dhanë ryshfet për me krye ndonji punë.

Mbas Shqipnisë, rangohet Maqedonia. Rreth 30% e të anketuemve janë deklarue se iu asht kërkue që të japin ryshfet, derisa 29 % e tyne kanë dhanë ryshfet.

Edhe Bosnja e Hercegovina nuk ka dalë hiq mirë në këtë hulumtim. Rreth 33% e të anketuemve kanë deklarue se iu asht kërkue ryshfet ose dhurata, derisa 28% janë deklarue se kanë dhanë.

Në vendin e katërt renditet Kosova. Rreth 27% e kosovarëve kanë deklarue se iu asht kërkue ryshfet, derisa 22 % kanë thanë se ata kanë dhanë ryshfet.

Ky institut, ndryshe nga qendra të tjera të hulumtimit, nuk ka matë vetëm perceptimin nëse ka apo nuk ka raste korruptive. Por, ka matë edhe nivelin e përfshimjes së drejtpërdrejt të qytetarëve në raste të tilla, raporton lajmi.net.

seldi-korrupsion seldi-korrupsion1 seldi-korrupsion2