Dokumente që zbardhin lidhjet e Erdogan’it me ISIS’in!

Deputeti i parlamentit turk nga Partia Popullore Republikane, ka thanë se egzistojnë prova që dëshmojnë për lidhje mes Rexhep Taip Erdogan presidentit të Turqisë dhe grupit terrorist ISIS.

Simbas agjencisë së lajmeve IRIB, Aran Ardam ka thanë se këto dokumente kanë me ju dorëzue Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Ardam, i cili me urdhën të zv/prokurorit turk ishte arrestue në Aeroportin e Ankarasë, ka thanë: Jemi tejet serioz në zbulimin e sekreteve dhe veprimeve të mshefta të lidhjeve të rrezikshme midis Erdogan dhe institucioneve qeveritare turke me Fronti Al Nusra, ISIS dhe grupe tjera terroriste në Siri.

Ai ka shtue “Unë posedoj dokumente që dëshmojnë përmbajte të rrezikshme dhe zbulojnë lidhje midis Erdogan dhe grupeve terroriste dhe në nji të ardhme të afërt unë kam me i zbulue këto dokumente”.