Dokumenti i NATO’s i jep fund debatit për Demarkacionin!

Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi asht përcaktue nga forcat shumëkombëshe të NATO’s. Krejt debati i deritashëm për këtë çashtje, me shumë gjasë del me qenë i kotë.

Gazeta Fjala ka gjetë se vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi asht e konfirmueme në Marrëveshjen e Kumanovës, me të cilën i asht dhanë  fund prezencës së forcave të armatosuna serbe në Kosovë.

Në këtë marrëveshje asht përcaktue vija kufitare e Kosovës tue u marrë si datë gjendja e kufinit të vitit 1988.

Bazue në këtë marrëveshje, i jepet të drejtë Komisionit Shtetnor për Demarkacionin dhe përmbysë tana pretendimet tjera për mundësinë e humbjes së afro 8 mijë hektarë tokë, shkruen Gazeta Fjala.

8-1