Donacion nga SHBA për Inspektoratin Policor të Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës ka me pranue sot pajisje si donacion nga SHBA’të.

Simbas njoftimit për media, Inspektorati Policor i Kosovës ka me mbajtë nji ceremoni me rastin e pranimit të pajisjeve si donacion nga SHBA’të.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të naltë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si Colleen Hyland, zavendësshefe e ambasadores së SHBA’ve në Kosovë, ministri i Punëve të Mbrendshme Skënder Hyseni, kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni si dhe përfaqësues të agjencive të MPB’s, etj.