Donald Lu kallxon se kush fitoi me votimin e reformës n’Shqipni

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, e cilësoi miratimin e reformës në drejtësi nga Kuvendi si nji fitore për popullin shqiptar.

Në nji deklaratë menjiherë mbas votimit të ndryshimeve kushtetuese, ambasadori amerikan shprehet se, “miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, asht nji fitore për popullin shqiptar”.

“Përkushtimi juej e ka ba Shqipninë nji vend ma të drejtë dhe ma demokratik.

Pergëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe.

Shtetet e Bashkueme janë krenare që kanë mbështet hartimin dhe negocimin e kësaj pakete të reformes dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tash asht shumë ma e fortë”, shprehet ambasadori amerikan në Tiranë.