Donald Trump deklaratë shok: Kush ka armë, duhet me ndalue Clinton’in

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka ba nji deklaratë shokuese. Ai asht shprehë gjatë nji takimi me mbështetës, se kush përdor armë zjarri, duhet me ndalue zgjidhjen e Hillary Clinton Presidente të SHBA’ve.

Ai tha se kandidatja demokrate ka me shfuqizue amendamentin e dytë, ligj i cili lidhet me mbajtjen e armëve të zjarrit.

“Hillary kërkon me shfuqizue Amendamentin e Dytë,” tha ai, tue ju referue nji pjese të legjislacionit që aktivistët e të drejtave për armët pretendon se u jep atyne të drejtën të mbajnë armë.

“Populli i amendamentit të dytë mundet me ndalue Hillary Clinton”, deklaroi ai.

Ka mjaftue kjo deklaratë e Trump që me reague menjiherë Hillary Clinton.

“Qe pse Trump asht i rrezikshëm. Nji person që synon të bahet President nuk duhet në asnji mënyrë të nxisë dhunën”, thuhet në reagimin e ish-sekretares së Shtetit.