Donald Trump emnon kritikun e ‘Obamacare’ si Sekretar të Shëndetësisë!

Presidenti i sapo zgjedhun amerikan, Donald Trump, e ka emnue sot kritikun e “Obamacare”, Tom Price, si Sekretar amerikan të Shendetësisë.

Price, kongresmen dhe kirurg ortopedik, udhëheq Komisionin për Buxhet në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ai ka me luejtë nji rol qendror në planet e republikanëve për me zavendësue Aktin e Përballueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i njohun si “Obamacare” në SHBA dhe i iniciuem nga presidenti Barack Obama.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump u pat zotue se ka me shfuqizue dhe zavendësue këtë akt.

Por, që atëherë, Trump ka thanë se asht i pajtimit për me i mbajt disa dispozita të caktueme të këtij akti.

Trump e ka përshkrue Price’n si veçanërisht të kualifikuem, si dhe ju ka referue atij si mjeshtër i palodhshëm i zgjidhjes së problemeve dhe ekspert të cilit duhet drejtue për politika të kujdesit shëndetësor.