Donald Trump i ka ofrue post nji kritiku të Obama’s!

Presidenti i zgjedhun amerikan, Donald Trump, i ka ofrue ish-shefit të inteligjencës ushtarake, Michael Flynn, postin e këshilltarit për siguri kombëtare, kanë raportue mediat amerikane

Derisa nuk ka pasë njoftime se a e ka pranue Flynn këtë ofertë, agjencia Reuters e ka citue nji zyrtar të naltë të zotit Trump, që ka thanë se “kur presidenti i Shteteve të Bashkueme kerkon nga ju që të shërbeni, ekziston vetëm nji përgjigje”.

Zoti Flynn ka shërbye në dy vjet të trazueme si drejtor i Agjencisë së inteligjencës ushtarake në administratën Barack Obama, para se të largohej në vitin 2014 dhe të shndërrohej në kritik udhëheqës të politikave të jashtme të Obamës.

Flynn asht veçanërisht kritik ndaj qasjes së Obamës për luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, tue argumentue se Shtetet e Bashkueme janë ma pak të sigurta nga terrorizmi sot, se që ishin para sulmeve terroriste të 11 Shtatorit të vitit 2001.