Donald Trump kallxon ‘sekretin’ që e ndihmoi me triumfue ndaj Clinton

Presidenti i sapozgjedhun i Shteteve tw Bashkueme të Amerikës, Donald Trump ka rrëfye nji sekret për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ai ka thanë se “Twitteri” e ka ndihmue së tepërmi që me fitue garën e vështirë me ish-sekretaren e shtetit, por shtoi se tashma, ai nuk ka me përdorë ma, as “Facebook” dhe as “Twitter”.

Këto deklarata, Presidenti i SHBA’ve i ka ba gjatë nji interviste për CBS.

“Rrjetet sociale më dhanë nji armë që me lufute ndaj metodave manipulative kundër meje në media”, tha Trump.

Ai i cilëson rrjetet sociale si të mrekullueshme dhe me impakt mjaft të naltë.

“Sapo të marrë detyrën zyrtarisht nuk ka m’i përdor ma ato ose ka me kufizue përdorimin”, shtoi Trump.