“Donald Trump kishte me rrezikue njerëzimin”

Në nji intervistë me të përditshmen britanike The Guardian, gjuhëtari, filozofi dhe intelektuali amerikan me famë botnore, Noam Chomsky, asht pyetë për të nominuemin republikan për President të ShBA’s, Donald Trump, dhe komentet e tij se ndryshimet klimatike nuk po ndodhin, ndërsa përgjigjja e tij ishte:
“Trump asht nji shej e kobshme vdekje për specien njerëzore”.

Me tej Chomsky deklaron:

“Nëse kisha me qenë në nji shtet ku gara asht e ngushtë, nji shtet që ka randësi, dhe zgjedhjet e vetme kishin me qenë Clinton dhe Trump, kisha me votue kundër Trumpit”.