Donald Trump: Kjo asht luftë, kur kemi me mesue!

Donald Trump tha se nëse ka me u zgjidh president i SHBA’ve, ka me i shpallë luftë Shtetit Islamik.

Ai shfrytëzoi momentin për me reague mbas sulmit vdekjeprumës në Nice të Francës.

“Nji tjetër sulm horror, këtë herë në Nicë, Francë. Shumë të vramë dhe të plagosun. Kur do mësojmë? Po bahet gjithmonë e ma keq,” shkroi ai në Twitter.

Tue fol për Fox News, Trump tha: “Kjo asht nji luftë”.

Trump theksoi se nëse zgjidhet president, ka me i kërkue Kongresit nji deklaratë lufte ndaj ISIS.

70-vjeçari tha se duhet luftue ISIS, të cilin e quejti nji kancer.

“NATO duhet me u përdor për nji qëllim”, tha ai.

Në nji tjetër intervistë, Trump i bani thirrje presidentit Barack Obama me pranue se problemi asht ‘Islami radikal’.