Donald Trump nga Pakistani, emni i tij i fminisë ishte Dawood Ibrahim Khan?

Ai kaloi disa vjet tue u përpjekë për me bindë botën se Barack Obama nuk ishte nji qytetar amerikan.

Por, tash Donald Trump duhet me ofrue prova për me vërtetue se nuk asht nji jetim nga Pakistani.

Nji televizion i quejtun “Neo News”, pretendon se Trump me flokët bjond ka lindë në Vaziristan në vitin 1946 dhe quhej Dawood Ibrahim Khan.

Ma tej thuhet se ai ka jetue në vendlindjen e tij deri në vitin 1955, kur u adoptue nga familja amerikane mbasi prindët e tij nga Pakistani humbën jetën.

Kanali televiziv kallxoi gjithashtu nji foto të fminisë së “Trump në Pakistan”, tue pretendue se edukimin e fminisë, Trump e ka marrë në Pakistan.

Nji tweet kishte pohue se Trump kishte lindë nga nji familje myslimane.

Kjo ka ngjallë shumë debate dhe diskutime, megjithatë ende nuk dihet nëse ky fakt asht i vërtetë apo jo, mbetet përgjigjia e Trump për me vërtetue këtë fakt.