“Donald Trump nuk din gja për Kosovën”

Donald Trump nuk e ka idenë se çka ndodh në Kosovë e rajon.

Prandaj, asht e paimagjinueshme me u dijtë se çfarë politike ka me zhvillue ai për këtë pjesë të Europës.

Kështu ka thanë sot Kimberly Marten, eksperte e raporteve SHBA-Rusi, gjatë nji takimi me gazetarë nga shumë vende të botës që po mbulojnë zgjedhjet në Amerikë.

“Nuk besoj se Trump din shumë për Kosovën”, ka thanë ajo.