Donald Trump shpallet ‘Qytetar Nderi’ në Kamëz të Shqipnisë!

Donald_Trump_Happy

Donald Trump nuk asht ulë ende në karrigen e randë të Presidentit të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, por kjo nuk e pengon që nji komunë në Shqipni me nderue atë me titullin “Qytetar Nderi”.

Bahet fjalë për nji vendim të marrë nga Këshilli Komunal i Komunës së Kamzës këtë të Mërkurë me motivacionin “Si nji model revolucionar i rendit të ri demokratik, nji ekspert ekonomik, nji negociator në politikat e jashtme, nji komunikues mendjemprehtë popullor dhe nji udhëheqës i kohëve moderne”.

Në faqen e tij në rrjetet sociale, kryetari i Komunës së Kamzës, mbasi komunikon vendimin ban edhe nji pasqyrë të jetës së Donald Trump.

“Në vitin 2016 ai u nominua për President të të gjithë amerikanëve duke thyer çdo rekord votuesish si një model revolucionar i rendit të ri demokratik në mbarë botën”

Ai premtoi se “do të punojë edhe me ata që nuk e mbështetën për të bashkuar vendin, pasi fushata e tij ishte një lëvizje e madhe, nga njerëz që duan një vend më të mirë për veten dhe familjen. Ishte një lëvizje që përfshiu të gjitha racat, gjinitë, fetë për ta bërë Amerikën të madhe sërish.

“Edhe pse media kërkoi që Trump të linte garën – ai kurrë nuk u dorëzua, nuk i zhgënjeu mbështetësit e tij, pasi arriti të ridimensiononte format e komunikimit publik direkt me qytetarët. Trump nënvizoi se çështjet që do të trajtonte si President ishin: dhuna në Amerikë, ekonomia, emigracioni, tregtia, terrorizmi. Plani i tij do të vendosë Amerikën, interesat e popullit amerikan dhe sigurinë amerikane në vend të parë, duke rivlerësuar raportet gjeopolitike në botë në të mirë të të gjithëve”, mbyllet njoftimi i shpalljes së Donald Trump “Qytetar Nderi”.