Donald Trump tallet keq me afro-amerikanet, qe çka ju thotë!

 

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump, i ka kërkue votuesve afrikano-amerikanë për me votue për të, sepse simbas tij “ata nuk kanë asgja për me humb” në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

 

Tue fol në nji tubim në shtetin e Miçiganit, Trump foli për nivele jo proporcionale të varfnisë, papunësisë dhe shkollat e dështueme për komunitetin zezak në Shtetet e Bashkueme dhe deklaroi se ai ka me ba nji të ardhme ma të mirë për ta në qoftë se ai fiton zgjedhjet.

 

“Ju jeni tue jetue në varfni, shkollat tueja nuk janë të mira, ju nuk keni punë, 58% e rinisë suej asht e papunë – çfarë dreqin keni për të humb?” Trump pyeti audiencën. Muejin e kaluem Trump kritikoi ashpër zezakët, tue thanë se nuk kanë nevojë për me protestue kundër policisë amerikane.