Donald Trump theu rregullat e partisë

Kandidati për President të SHBA’ve nga partia Republikane, Donald Trump ka zhvillue bisedime me liderët e partisë së tij, mbasi janë rritë tensionet mbi besnikninë dhe politikat e tij gjatë fushatën presidenciale, raporton BBC.

Takimi i tij me Komitetin Kombëtar Republikan (RNC) në Washington ka zgjatë 30 minuta, por pak detaje u dhanë për mediat.

Ma parë gjatë javës, Trump ka thanë se ka me mbështet kandidatin përfundimtar republikanë, kështu tue thye marrëveshjen e RNC që asht nënshkrue në vjeshtë të vitit të kaluem.

“Unë jam trajtue shumë keq nga thelbi i RNC” tha Trump për CNN.