Donald Trump zhgënjen Rusinë

Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Rusi u dok si nji pikë kthese në marrëdhaniet jo miqësore midis SHBA’ve dhe Rusisë.

Madje, presidenti rus, Vladimir Putin, e festoi fitoren e manjatit miliarder me nji gotë shampanjë dhe i dërgoi Trumpit nji telegram urimi.

Por, tash doket sikur presidenti i sapozgjedhun amerikan i ka zemërue miqtë e vet, mbas kritikave që dha për Fidel Castron.

Mbas lajmit për vdekjen e ish revolucionarit kuban dje, Trump dha nji deklaratë, në të cilën e quejti Castron “diktator brutal, i cili e ka shtypë popullin e vet”.

E kjo deklaratë ishte në kontrast të thellë me deklaratën e bamë nga presidenti rus, i cili e përshkroi Castron si “mik i sinqertë dhe besueshëm i Rusisë”.

Tash, nji zyrtar i naltë nga ministria e Jashtme e Rusisë, e ka sulmue Trump’in për komentet e bame rreth Castros.

Alexander Schetinin, drejtor i Departamentit Amerikano-Latin në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, ka thanë: “Le të mbetet në ndërgjegjen e Trumpit”.

“Komentet e Trumpit ishin mungesë e respektit për nji person të ndjerë”.

“Castro ishte nji politikan i madh i kohës tonë, që meriton respektin e krejtve,” ka thanë ai.