Donald Trump zyrtarisht kandidat i Republikanëve për President të SHBA’ve

Donald Trump ka me qenë zyrtarisht kandidat i Republikanëve për President të Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Simbas Associated Press, Trump, arriti me fitue lehtësisht 1288 delegatë tue sigurue kandidimin për kreun e Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet që kanë me u mbajtë në Nandor.

Ndërsa, në kampin demokrat, rivalja e tij pritet me qenë ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila asht në avantazh të thellë me numër delegatësh në raport me rivalin Berni Sanders.