Donald Trump zyrtarizohet kandidat për president t’Amerikës

Delegatët e Konventës së Republikanëve në Clevalend, Ohio kanë votue me 1267 vota për me nominue zyrtarisht Donald Trumpin si kandidatin e partisë së tyne për Preisdent të SHBA’së.

Mbas votimit nga shumica e shteteve pjesëmarrëse, në fund ka qenë shteti i New Yorkut, që nepërmjet djalit të Trumpit, Donald Trump Junior me 89 vota që ja kanë sigurue kalimin e numrit 1237 që duheshin për nominim.

Donald Trump Junior ka thanë se ajo çfarë po ban baba i tij asht “nji lëvizje”, mbasi që ai nuk asht politikan, por ka me kryejë punë për amerikanët.
Konventa e Republikanëve mbyllet t’Ejten.