Donald Tusk hajgare me Anglinë, por ban nji gafë!

Lideri i Bashkimit Europian, Donald Tusk, talli Anglinë mbas humbjes së turpshme 2-1 me Islandën, por bani nji gafë.

Mbasi përfundoi ndeshja, ai postoi nji mesazh në Twitter.

“Mbretnia e Bashkueme-Islanda 1-2. Dimni po vjen,” shkroi Tusk.

Por ma vonë ai e kuptoi gafën dhe shkroi: “Anglia, sigurisht. Më falni”.

Ky zhvillim vjen në nji kohë kur kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker i ka kërkue Mbretnisë së Bashkueme me qartësue sa ma shpejt pozicionin e saj për daljen nga BE.

Ai tha se Britania dhe BE do mbeten miq, por gjanat duhen sqarue.

 

tuskiii