Donika Gërvalla kallëzim penal ndaj Kryeministrit Isa Mustafa, asht në pritje të protokollimit

donika gervalla-roll

Aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njiherish kryetarja e degës së LDK;s në Gjermani, Donika Gërvalla ka tregue se asht tue prite protokollimin nga Prokuroria e Shtetit për kallëzimin penal ndaj Kryeministrit Isa Mustafa.

Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se asht kureshtare për trajtimin e këtij rasti.

Në prokurori, në pritje të protokollimit të kallëzimit penal ndaj Isa Mustafës, Ismet Beqirit dhe dy shoferave të qeverisë dhe LDK-së, të cilët duke dashur të luajnë rolin e rojes, më sulmuan fizikisht… Kureshtare se si do të trajtohet ky rast skandaloz nga organet e drejtësisë”, shkruejti Gërvalla.

Shkrimi ishte i shoqnuem edhe me këtë foto.

 

gervalla