Donika Kadaj-Bujupi kaloi në VV për 3 mijë euro n’muej?

Në nji video e cila po qarkullon në rrjetin social Facebook, paraqitet nji kontratë në të cilën shkruen se ish-deputetja e AAK’s, Donika Kadaj- Bujupi kalon në subjektin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë dokument të cilin e ka shpërnda faqja “Albanian Real Facts of Life” të cilët pretendojnë se ju ka dërgue nji aktivist i VV’s, shkruen se paga mujore e deputetes Kadaj-Bujupi asht 3000 euro.

E lidhun me këtë ka reague zadhanësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi i cili ka thanë se kjo asht thjeshtë nji montim.

Ai ka thanë se sapo të kuptojnë se kush qendron mbas kësaj do ta padisin për shpifje, falsifikim dhe montim.

“Po qarkullon një video e montuar se gjoja VETËVENDOSJE! paska bërë një kontratë sekrete me Donika Kadajn. Faqja në facebook që e ka shpërndarë atë video të montuar dhe tërësisht të pavërtetë, ka shpërndarë edhe më herët propagandë të tillë shpifëse kundër Lëvizjes. Ne sapo ta kuptojmë se kush qëndron mbrapa asaj faqeje do ta padisim për shpifje, falsifikim dhe montim. Asgjë në përmbajtjen e asaj videoje nuk është e vërtetë. As logoja e VETËVENDOSJE!-s, as nënshkrimi i Visar Ymerit dhe as përmbajtja e tekstit”, ka thanë Frashër Krasniqi.